Përpara Ditës Botërore të Emoji, Google lajmëroi një ridizajnim masiv që po vjen për më shumë se 1 mijë emoji në mënyrë që të jenë më universale dhe autentike.
Këto emoji do të jenë të disponueshme në të gjitha produktet dhe shërbimet e Google, nga Android tek Gmail, Chat, ChromeOS dhe YouTube.
Të gjitha emojit e ridizajnuar kanë një dizajn të rrafshët ndërsa disa kategori emoji si ndërtesa, veshje, ushqime, udhëtime janë ridizajnuar nga e para.
Google ka ridizajnuar 992 emoji por ky përditësim nuk përfshin emoji të reja. Emoji e reja do të vinë më shumë gjasa kur Emoji 14.0 të jetë lançuar.
Ndërsa emoji e ridizajnuar do të shfaqen fillimisht në Gmail dhe Google Chat këtë muaj. Më pas në Chromebook dhe ChromeOS 92 që debuton në Korrik. Drejt fundit të vitit do të vinë në YouTube dhe Live Chat. /PCWorld Albanian