UBT News

Google reagon “me zemërim” pas raportimeve se po shitet Chrome

Google ka thënë se do të dëmtojë konsumatorët dhe bizneset nëse detyrohet të shesë Chrome, shfletuesin më të njohur të internetit në botë. Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DD) do t’ia propozojë masën një gjyqtari, ka raportuar Bloomberg.

DD nuk ka komentuar mbi raportin – por Google e ka bërë të qartë se është një propozim që e kundërshton.

“DD vazhdon të shtyjë një agjendë radikale që shkon përtej çështjeve ligjore në këtë rast”, citohet të ketë thënë ekzekutivi i Google, Lee-Anne Mulholland në një deklaratë.

Nga Google thuhet se do kërkoj të vendosë masa të reja rreth Inteligjencës Artificiale, sistemit operativ Android dhe përdorimit të të dhënave.

Chrome është shfletuesi më i përdorur në mbarë botën me gjurmuesin e trafikut në internet Similarweb që vendosi pjesën e tij të tregut global në 64,61% në tetor.

Exit mobile version