Google po zhvillon mjete të aktivizuara nga inteligjenca artificiale për të ndihmuar gazetarët të hulumtojnë dhe të shkruajnë artikuj lajmesh. Kjo mund të ngjallë reagime te industria e medias, e cila po përballet me largimin e punëtorëve.
Google po punon me mediat, veçanërisht me botuesit e vegjël, për të ofruar mjete të fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale për të ndihmuar gazetarët me “opsione për titujt ose stile të ndryshme shkrimi”, njoftoi të enjten gjiganti i teknologjisë.
“Qëllimi ynë është t’u japim gazetarëve mundësinë e përdorimit të këtyre teknologjive në zhvillim në për të rritur punën dhe produktivitetin e tyre, prandaj ne po ofrojmë mjete ndihmëse të disponueshme për njerëzit në Gmail dhe në Google Docs”, tha zëdhënësja e Google, Jenn Crider, në një deklaratë për Al Jazeera, duke shtuar se kompania është ende në “fazat më të hershme të eksplorimit të ideve”.
Industria globale e medias po përballet në vazhdimësi me largim të punëtorëve mes një kolapsi të të ardhurave nga reklamat e shtypura. Vetëm redaksitë amerikane kanë larguar nga puna 17 mijë e 436 punëtorë vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2023./UBTNews/