Google po planifikon rikthimin në zyrë me një investim që do të zgjerojë kapacitetin në Britani të Madhe me 50% dhe do të rigjallërojë mjedisin e punës. Motori i kërkimit do të shpenzojë 1 miliard dollarë dhe synon që numri i punonjësve të rritet nga 6 mijë e 400 në 10 mijë. Ajo po blen Central Saint Giles në Londër, në të cilën aktualisht është qiramarrëse.
Shefi i Google në Mbretërinë e Bashkuar, Ronan Harris i tha BBC-së se investimi reflektoi besimin e firmës në zyrën e një vendi pune.
“Ne duam të ringjallim mjedisin e punës. Ne po synojmë ta rindërtojmë vendin e punës. Po blejmë këto ndërtesa dhe jemi të etur që të shohim të gjithë të kthehen në zyrë dhe të përjetojnë rigjallërimin e vendit të punës”, tha zoti Harris.
Udhëzimi aktual i qeverisë mbetet për të punuar nga shtëpia (kur është e mundur), por ky kufizim – së bashku me kufizimet e tjera të qeverisë – do të rishikohen më 26 janar.
Google dëshiron që pjesa dërrmuese e fuqisë punëtore të kthehet në zyrë për tre ditë në javë./UBTNews