UBT News

Google Photos mund të zbulojë kur një foto është manipuluar me AI

Google Photos po planifikon të mundësojë një veçori që do ta bëjë më të lehtë identifikimin e fotove dhe videove të ndryshuara me mjete të Inteligjencës Artificiale. Kjo mundësi e re, e zbuluar në një analizë të kodit të aplikacionit, mund të ndihmojë përdoruesit të kuptojnë më mirë nëse një përmbajtje është e vërtetë apo është manipuluar përmes teknologjive si deepfake.

Ky zbulim u bë i njohur përmes versionit 7.41 të aplikacionit, ku u gjet një referencë për një funksionalitet të quajtur “threepio”. Qëllimi i kësaj veçorie është të ofrojë informacion më të saktë dhe të ndihmojë në identifikimin e fotove dhe videove të mundshme të manipuluara.

Pavarësisht se nuk është e qartë nëse kjo veçori lidhet drejtpërdrejt me SynthID, një projekt i zhvilluar nga DeepMind, të dyja qasjet synojnë të ofrojnë më shumë transparencë rreth origjinës së përmbajtjes vizuale. SynthID, për shembull, shënon në mënyrë të padukshme imazhet e gjeneruara nga AI, një veçori që ka për qëllim të mbrojë kundër keqpërdorimit të imazheve të manipuluara.

Exit mobile version