Ditën e Mërkure një koalicion avokatësh shtetëror nisën një padi të re kundrejt Google duke e akuzuar gjigantin e kërkimit online për abuzime me kontrollin e dyqanit të aplikacioneve Android.
Padia e firmosur nga 36 shtete përfshirë Uashington DC, sfidon Google dhe komisionin 30% të zhvilluesit janë të detyruar të paguajnë për shitjet përmes aplikacioneve.
Së fundi Google i zgjeroi këto tarifa duke i aplikuar në mbi më shumë produkte dhe shërbime online. Në Gusht të vitit të kaluar zhvilluesi i lojës Fortnite paditi Google duke akuzuar se praktikat e kompanisë e kanë detyruar të rrisë çmimet.
Një rast të ngjashëm Epic ka hapur edhe ndaj Apple dhe App Store. Presioni mbi gjigantët Apple dhe Google po shtohet dita ditës për praktikat e tyre me dyqanet e aplikacioneve.
Së fundi dy kompanitë reduktuan tarifat në 15% për zhvilluesit e vegjël të cilët bëjnë më pak të ardhura. /PCWorld Albanian