Google Play ka vendosur të ndalojë operimin e aplikacioneve që promovojnë “sugar dating” ose ndryshe, marrëdhënieve seksuale në këmbim të pagesës.
Që prej 1 shtatorit, aplikacioni nuk do të mbështesë më në platformën e tij dhe do të ndalojë aktivitetin e “sugar-daddy”, pra meshkujve më të mëdhenj në moshë që kërkojnë vajza të reja për marrëdhënie duke i shpërblyer.
Ndonëse ky shkëmbim nuk përfshin gjithnjë marrëdhëniet seksuale, për kritikët ka pak ndryshim nga prostitucioni.
Gjithashtu, Google përditësoi politikat e privatësisë pasi i ka kërkuar krijuesve të aplikacioneve të plotësojnë informacione të hollësishme për të dhënat personale të përdoruesve që aplikacioni i tyre do të mbledhë, përdorë apo shpërndajë.