Google ka vendosur të ofrojë enkriptimin fundor për të gjithë përdoruesit e aplikacionit Messages. Testuesit beta kanë përdorur enkriptimin fundor që prej Nëntorit.
Aktualisht E2EE është i disponueshëm vetëm për bisedat mes dy përdoruesve dhe jo grupet. Të dy bashkëbiseduesit duhet të kenë të aktivizuar opsionet RCS për të përfituar enkriptimin fundor.
https://youtube.com/watch?v=oB70suAIF6A%3Ffeature%3Doembed
Për të kuptuar nëse një mesazh është i enkriptuar do të vëreni një ikonë në formë druri në butonin e dërgimit.
E2EE lançohet këtë javë si pjesë e një përditësimi në Android. Ky përditësim sjell edhe emoji të reja, ndryshime në Assistent, Android Auto dhe Voice Access. /PCWorld Albanian