UBT News

Google Maps prezanton funksionin inteligjent për gjetjen e karikuesve të lirë

Google ka publikuar një përditësim të ri për aplikacionin Maps, i cili sjell disa vegla të dobishme, përfshirë mundësinë për të kontrolluar nëse karikuesit për automjetet elektrike janë aktualisht të lirë.

Deri tani, aplikacioni tregonte vetëm vendndodhjen e stacioneve të karikimit, pa ofruar informacion për disponueshmërinë e tyre.

Kjo nënkuptonte se përdoruesit arrinin në stacion e përballeshin me radhë të gjata. Përditësimi shfaqë “sa karikues ka gjasa të jenë të disponueshëm kur të mbërrini”, duke përdorur kombinimin e teknologjisë së AI-së e të dhënave në kohë reale për të parashikuar disponueshmërinë e karikuesve.

Kjo veçori do t’i ndihmojë përdoruesit të shmangin pritjet dhe të kursejnë kohë. Funksioni do të jetë i aksesueshëm nga java e ardhshme nëpërmjet Android Auto dhe automjeteve që kanë të integruara shërbimet e Google.

U ridizajnua kartela Explore, e cila e bën të thjeshtë gjetjen e listave të rekomanduara nga influencues lokalë e partnerë si OpenTable.

Me një rrëshqitje të ekranit lart, përdoruesit zbulon restorantet, aktivitetet dhe atraksionet më të njohura pranë tyre.

Ky version i ri i Explore do të jetë i disponueshëm globalisht gjatë këtij muaji për Android dhe iOS.

Google po thellon integrimin e Gemini në Maps. Chatbot-i ofron këshilla të tipit “çfarë duhet të dini para se të shkoni” për restorante, hotele, salla koncertesh dhe destinacione të tjera. Sipas kompanisë, Gemini do të funksionojë si një “udhërrëfyes ekspert”.

Ky funksion është tashmë i disponueshëm për shumë përdorues në SHBA, si në Android ashtu edhe në iOS.

Në një përditësim tjetër, recensuesit ndryshojnë emrin e shfaqur kur lënë komente për biznese lokale. Google sugjeron emra krijues si “Eager Elf” ose “Julia Loves Sweets”. Megjithatë, komentet mbeten të lidhura me llogarinë personale të Google.

Ky është vetëm një nga disa përditësime të fundit që kompania ka sjellë për Maps. Aplikacioni ka shtuar edhe udhëzime live për korsitë e vozitjes për përdoruesit e Polestar 4, dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe në orët e mençura të Garmin. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version