Google Maps po e bën më të lehtë gjetjen e informacionit të fundit në lidhje me zjarret, si pjesë e një përpjekjeje për të siguruar që aplikacioni i njohur të jetë i dobishëm gjatë emergjencave, transmeton UBT News.
Të mërkurën, Google tha se po shton një shtresë të re në Google Maps, të cilën përdoruesit do të jenë në gjendje ta aktivizojnë për të parë detajet më të fundit në lidhje me zjarret e shumta në të njëjtën kohë.
Kjo u cilësua si shumë e nevojshme gjatë kohës kur shumë zjarre mund të digjen njëkohësisht.
Shtresa e re do të tregojë “zjarret më të mëdhenj që shkaktojnë evakuime të konsiderueshme”, sipas Google, si dhe shumë zjarre më të vegjël në Shtetet e Bashkuara, përcjell UBT News.
Google Maps ka një numër shtresash ekzistuese për të zgjedhur, të tilla si një që ofron të dhëna Covid-19 dhe një tjetër që mund të tregojë shtigje biçikletash. Mbi një miliard njerëz përdorin Google Maps çdo muaj, tha Google.
Tashmë është e mundur të shihen kufijtë e disa zjarreve përmes Google Maps falë një veçorie që Google doli vitin e kaluar duke përdorur të dhënat satelitore nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.
Shtresa e hartës së zjarrit do të jetë e disponueshme në telefonat Android këtë javë, dhe në iPhone dhe kompjuterë në tetor./UBTNews