Google Maps do të fuqizohet nga asistenti i AI-së, Gemini, duke ofruar një “përvojë bisedore dhe drejtimi pa duar”.
Sipas kompanisë, përdoruesit do të ndihen sikur kanë një mik të ditur në ulësen e pasagjerit që i ndihmon të arrijnë destinacionin me besim.
Gemini mund të përgjigjet në pyetje komplekse, të shtojë ngjarje në kalendarin Google dhe madje të raportojë ndërprerje trafiku vetëm me zërin tuaj. Këto veçori do të lansohet gradualisht në Android dhe iOS në SHBA.
Udhëzimet në Maps gjithashtu përmirësohen me pika referimi, të cilat shfaqen edhe në hartë, duke ju udhëhequr më qartë, për shembull: “kthehuni djathtas pas restorantit Thai Siam”.
Përdoruesit mund të përdorin kamerën për të identifikuar vende rreth tyre – restorante, kafene, dyqane ose monumente – dhe të bëjnë pyetje në stil bisedor, duke marrë përgjigje falë kombinimit të aftësive Gemini dhe njohjes së Google Maps.
Kjo veçori e re e Lens do të lançohet gradualisht më vonë këtë muaj në SHBA për Android dhe iOS. /A.Z/UBT News/
