Smartfoni duhet të ketë një çip UWB e nëse jo, atëherë mund të shfrytëzohet NFC por kësaj here nevojitet përdorimi i telefonit.
Vitin e kaluar Apple prezantoi CarKey, një mënyrë për të përdorur iPhone tuaj si një çelës makine. Google tashmë po ndjek hapat e Apple dhe me prezantimin e Android 12 në I/O zbuloi edhe teknologjinë e re të çelësit dixhital me të cilin mund të kyçni apo ndizni makinën.
Google thotë se funksioni përdor teknologjinë Ultra Wideband (UWB) dhe përdoruesit mund të hapin makinën e tyre pa hequr smartfonin nga xhepi.
Smartfoni duhet të ketë një çip UWB e nëse jo, atëherë mund të shfrytëzohet NFC por kësaj here nevojitet përdorimi i telefonit.
Çelësin virtual të makinës mund ta ndani me familjen dhe miqtë nëse ato kanë nevojë për akses në makinën tuaj.
Google tha se çelësat dixhitalë të makinës do të bëhen të disponueshëm për disa modele Pixel dhe Samsung drejt fundit të vitit pa specifikuar. Aktualisht asnjë prej smartfonëve Pixel të Google nuk ka një çip UWB si iPHone 11 apo 12-ta. Mbase Pixel 6 do të jetë smartfoni i parë i Google me këtë teknologji. /PCWorld Albanian