Google planifikon të investojë 1 miliard dollarë në Afrikë gjatë pesë viteve të ardhshme për të siguruar qasje në internet të shpejtë dhe më të lirë dhe do të mbështesë startup-et* për të mbështetur transformimin dixhital të kontinentit, tha kompania të mërkurën.
Alphabet Inc. bëri njoftimin në një ngjarje virtuale ku nisi një fond “Africa Investment Fund”, përmes të cilit do të investojë 50 milion dollarë në startup-et, duke u siguruar atyre qasje tek punonjësit e saj, rrjet dhe teknologji, transmeton UBT News.
Nitin Gajria, drejtor menaxhues për Google në Afrikë i tha Reuters në një intervistë virtuale se kompania ndër të tjera do të synonte startup-et e fokusuar në fintech, tregtinë elektronike dhe përmbajtjen e gjuhëve lokale.
“Ne po shikojmë fushat që mund të kenë një mbivendosje strategjike me Google dhe ku Google potencialisht mund të shtojë vlerë në partneritetin me disa nga këto fillestare”, tha Gajria.
Bizneset e vogla në Afrikë shpesh luftojnë për të marrë kapital sepse u mungon kolaterali i nevojshëm i kërkuar nga bankat në rast se ata dështojnë. Kur kredia është në dispozicion, normat e interesit janë zakonisht shumë të larta./UBTNews/
*Një ‘startup’ është një kompani e re e themeluar nga një ose më shumë sipërmarrës për të zhvilluar një produkt ose shërbim unik dhe për ta nxjerrë atë në treg.