Google po sjell AI gjeneruese në Google Maps për t’i ndihmuar përdoruesit të gjejnë hapësira interesante duke përdorur modelet e mëdha gjuhësore.
Funksionaliteti do t’u përgjigjet kërkimeve për restorante ose dyqane si përshembull përdorimi i LLM për të analizuar Maps me informacione të detajuara për 250 milionë hapësira të ndryshme.
Google tha se funksionaliteti fillimisht do të jetë i disponueshëm në SHBA ndërsa nuk zbuloi se kur do të ofrohet edhe për vende të tjera të botës.
Kompania tha se integrimi i AI do të fillojë me një numër të kufizuar kontributorësh lokalë. Vetëm këto kontributorë do të kenë qasje në AI në Google Maps. Më pas kompania do ta hapë për përdoruesit e tjerë.
Guidat lokale, të cilat janë nëGoogle Maps që prej 2019-ës, përshkruhen si një komunitet global eksploruesish të cilët shkruajnë vlerësime, ndajnë foto, ju përgjigjen pyetjeve ose shtojnë apo ndryshojnë hapësira./PCWorldAlbanian