UBT News

Google hetohet për mënyrën se si trajton punonjëset më ngjyrë

Gratë me ngjyrë përbëjnë 1.8% të të gjithë forcës punëtorë pranë kompanisë Google, prandaj edhe Departamenti i Punësimit dhe Strehimit të Drejtë të Kalifornisë (DFEH) është duke kryer nga afër intervista me to.

Të shtyrë nga disa burime anonime, ata kanë pyetur të gjitha punonjëset më ngjyrë nëse kanë përjetuar ngacmime dhe diskriminim gjatë punës në Google. Megjithëse, kjo nuk do të thotë se Google do të duhet të përballet me akuza gjyqësore.

Qëllimi ynë është të sigurojmë që çdo punonjës të përjetojë Google si një vend pune gjithëpërfshirës”, tha Google. “Ne do të vazhdojmë të fokusohemi në këtë punë të rëndësishme dhe të hetojmë tërësisht çdo shqetësim, për t’u siguruar që vendi ynë i punës të jetë përfaqësues dhe i barabartë”.

Megjithëse këto akuza nuk janë të reja. Në fillim të këtij viti, u ngrit një padi ndaj Google nga 4 ish-punonjëse të cilat pretendonin se kishin marrë shpërblime dhe paga më të ulëta në krahasim me kolegët e tyre meshkuj.

Gjithashtu punonjësja e tyre e etikës së Inteligjencës Artificiale (AI), Timnit Gebru pretendoi se ajo ishte hakmarrë dhe pushuar nga puna pasi i kërkoi kompanisë të ishte më transparente me procesin e publikimit të letrave.

Një tjetër anëtare femër e ekipit të etikës së AI të Google u pushua nga puna pasi ajo kërkoi emailin e saj për prova në procesin gjyqësor të Gebru./PCWorld Albanian

Exit mobile version