UBT News

Google gjobitet 314 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve

Google mbledh shumë të dhëna përdoruesish nga telefonat Android, një gjykatë në Kaliforni ka vendosur që gjigandi i teknologjisë duhet t’u paguajë 314.6 milionë dollarë përdoruesve në këtë shtet amerikan për “keqpërdorim” të të dhënave të tyre.

Bëhet e ditur se përdoruesit ngritën padi kolektive më 2019 duke përfaqësuar 14 milionë banorë të Kalifornisë, padia pretendon se Google mblodhi të dhëna nga telefonat joaktivë Android pa leje. Të dhënat u mblodhën për qëllime reklamimi, në të njëjtën kohë interneti celular i përdoruesit u përdor në proces.

Avokati Glen Summers tha se vendimi “justifikon meritat e këtij rasti dhe pasqyron seriozitetin e sjelljes së keqe të Google”.

Një zëdhënës i Google tha se vendimi “keqinterpreton shërbimet që janë kritike për sigurinë, performancën dhe besueshmërinë e pajisjeve Android” dhe shtoi se kompania do të apelojë. Përfaqësuesit e Google i thanë gjykatës se përdoruesit kishin dhënë pëlqimin për këto transferime të të dhënave si pjesë e kushteve dhe politikave të saj të privatësisë.

Ajo pretendon se asnjë përdorues Android nuk u dëmtua nga këto praktika. Ndryshe, kjo nuk është e vetmja padi për këtë çështje.

Një padi e veçantë e ngritur në emër të 49 shteteve të tjera ngre të njëjtat pretendime dhe pritet të dalë në gjyq në prill 2026.

Exit mobile version