Fjala më e kërkuar në Bing – makinën e kërkimit të Microsoftit, është Google, thotë kjo kompani përmes një njoftimi.
Kjo deklaratë u dha në gjykatë, ndërsa kompania Google ka paraqitur një rast për të apeluar kundër një gjobe prej 4.3 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian, që e akuzon kompaninë për abuzim me fuqinë e tij në treg.
Bashkimi Evropian e ka akuzuar kompaninë Google që e ka shfrytëzuar suksesin e Androidit në tregun e smartfonëve për ta bërë kompaninë Google si makinë kryesore kërkimi. Por nga kompania Google thonë se shërbimi i saj është më i popullarizuari.
“Ne kemi dëshmi se fjala më e kërkuar në Bing është ‘Google’”, deklaroi avokati Alfonso Lamadrid në gjykatë.
“Njerëzit e përdorin termin Google sepse duan, jo pse janë të detyruar. Pjesa e tregut të Google në kërkimin e përgjithshëm është në përputhje me sondazhet e konsumatorëve që tregojnë se 95% e përdoruesve preferojnë Google në krahasim me motorët e kërkimit”, deklaroi ai.
Komisioni Evropian pretendon se Google mori një vendim strategjik për të larguar rivalët e mundshëm dhe për të ndërtuar aksione të tregut gati monopol./UBTNews