Kompania Google u tha punëtorëve të saj se ata që nuk i respektojnë politikat e kompanisë rreth vaksinimit do të largohen nga puna.
Kompania ka kërkuar dokumente që vërtetojnë se ata janë të vaksinuar. Në të kundërtën, ata do të dalin në pushim pa pagesë dhe pas një periudhe do të largohen nga puna.
Google qe sa kohë po u bën presion punëtorëve të saj që të punojnë nga zyra – që realisht është shtyrë kthimi në zyre – dhe pret që ata që punojnë nga zyra të jenë të vaksinuar.
Kur u pyetën nga BBC, nga kompania Google nuk i mohuan këto lajmet që qarkulluan nga CNBC.
Një zëdhënës i tha BBC-së: “Siç e kemi potencuar edhe më herët, kërkesat tona për vaksinim janë një nga mënyrat më të rëndësishme se si mund ta mbajmë fuqinë tonë punëtore të sigurt dhe të mbajmë shërbimet tona në funksion”./UBTNews