UBT News

Google do të investojë 740 milionë dollarë në Australi

Google do të investojë 740 milionë dollarë në Australi gjatë pesë viteve të ardhshme. Ky është investimi më i madh i gjigantit amerikan të teknologjisë në Australi deri më sot.

Google thotë se paratë do të përdoren për të ndërtuar një qendër kërkimore, për të rritur kapacitetin e saj kompjuterik dhe për t’i financuar bashkëpunimet me organizatat lokale.

Ky hap – i quajtur “Digital Future Initiative” – pritet të krijojë 6 mijë vende pune.

“Australia mund të udhëheq valën e ardhshme të inovacionit në botë, duke shfrytëzuar teknologjinë për të përmirësuar jetën, për të krijuar vende pune dhe për të bërë përparim”, tha shefi i Google, Sundar Pichai në prezantimin e iniciativës në Sydney.

Kryeministri australian, Scott Morrison e mirëpriti këtë plan./UBTNews

Exit mobile version