Google planifikon të investojë 100 miliardë jenë (690.13 milionë dollarë) në Japoni deri në vitin 2024, tha shefi ekzekutiv i saj, Sundar Pichai në një intervistë të premten.
Google do të hapë një qendër të dhënash në prefekturën Chiba afër Tokios vitin e ardhshëm, e para në Japoni, që do të ofrojë qasje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme në shërbimet e Google.
“Ne mezi po presim t’i ndihmojmë njerëzit në Japoni që të përfitojnë nga mundësitë që sjell teknologjia, gjatë dekadës së ardhshme dhe më tej”, përfundoi Pichai./UBTNews/