UBT News

Google do të investojë 1 miliard dollarë në tregun e smartfonëve në Indi

Google do të investojë 1 miliard dollarë në një kompani indiane të telekomunikacionit. Përmes kësaj kompania synon të ulë koston e smartfonëve në një treg të madh dhe me shtrirje të shpejtë.

Kompania tha përmes një njoftimi të premten se do të investojë 700 milionë dollarë në Bharti Airtel, operatori i dytë më i madh i Indisë, dhe synon të fitojë 1.28% të aksioneve në kompani. 300 milionë dollarë shtesë do të përdoren për marrëveshje të mundshme tregtare shumëvjeçare, u tha mes tjerash në njoftim.

Sipas Airtel, dy kompanitë duan të punojnë me prodhuesit e pajisjeve për ‘të shembur barrierat e posedimit të një telefoni inteligjent për shkak të çmimeve’. Gjithashtu presin të punojnë së bashku rreth shërbimeve 5G dhe cloud.

Marrëveshja, e cila është ende subjekt i miratimeve rregullatore, shënon hapin më të fundit të Google në një treg që është bërë kritik për firmat e Big Tech që synojnë të lënë gjurmë në tregun global.

India, vendi i dytë në botë për nga numri i popullsisë, ka 750 milionë përdorues të internetit. Dhe ndryshe nga fqinji i saj me më së shumti banorë, Kina, India ka mirëpritur shuma të mëdha investimesh nga teknologjia amerikane: Facebook (FB), Google, Amazon (AMZN), Netflix (NFLX) dhe të tjera kompani që kanë investuar tashmë miliarda dollarë në rritjen e operacioneve të tyre indiane./UBTNews

Exit mobile version