UBT News

Google do të fshijë llogaritë e papërdorura

Google prezantoi një politikë të re për llogaritë jo-aktive në fillim të vitit duke paralajmëruar se miliona prej tyre do të fshihen.

Gjiganti i kërkimit do të fillojë zbatimin e kësaj politike nga data 1 dhjetor të vitit 2023. Sipas politikës, një llogari jo-aktive konsiderohet çdo llogari që nuk është përdorur për dy vitet e fundit.

Pjesë e këtij aktiviteti janë përdorimi i Google Drive, shikimi i videove në YouTube, shpërndarja e fotove apo shkarkimi i aplikacioneve.

Google thekson se aktiviteti i llogarisë lidhet me vetë llogarinë dhe jo pajisjen. Politika aplikohet vetëm për llogaritë personale dhe jo ato të lidhura me punën, shkollat apo organizatat.

Heqja e llogarive është e motivuar nga ideja që mund të jenë të braktisura, harruara dhe papërdorura duke i ekspozuar përballë një kompromentimi të mundshëm.

Exit mobile version