Google thotë se do të ndalojë reklamat që shfaqen në videot e YouTube dhe përmbajtje të tjera që mohojnë ndryshimet klimatike dhe do të ndalojë reklamat që promovojnë këto pretendime, transmeton UBT News.
Ndalimi do të mbulojë reklamat dhe fitimin e parave nga përmbajtje që kundërshtojnë “konsensusin shkencor rreth ekzistencës dhe shkaqeve të ndryshimit të klimës”.
Do të zbatohet nga “mjete të automatizuara dhe rishikim njerëzor”.
Kjo politikë do të zbatohet tek përbajtjet “duke iu referuar ndryshimit të klimës si një shaka ose një mashtrim, pretendimet që mohojnë se tendencat afatgjata tregojnë se klima globale po ngrohet dhe pretendimet që mohojnë se emetimet e gazrave serrë ose aktiviteti njerëzor kontribuojnë në ndryshimin e klimës”.
Ndryshimet nënkuptojnë që krijuesit e YouTube do të ndalohen të fitojnë të ardhura nga reklama përmbajtja e të cilave mohon ndryshimet klimatike, përcjell UBT News.
Një raport i vitit 2020 nga Avaaz , një organizatë jo-fitimprurëse amerikane e cila promovon aktivizëm për çështje të tilla si ndryshimi i klimës, e akuzoi YouTube për “stimulimin e këtij përmbajtje të dezinformatave klimatike përmes programit të tij të fitimit të parave”.
“Me tre javë të mbetura për samitin kritik të Glasgow dhe dezinformatat klimatike në rritje për ta minuar atë, platformat e tjera të mediave sociale duhet të ndjekin shpejt udhëheqjen e Google”, u shpreh Fadi Quran, i cili drejton projektin e dezinformimit të Avaaz, për BBC.
“Kjo lëvizje nga Google shënon një hap të parë në përpjekjen për të ndaluar ata që kërkojnë të përfitojnë nga mohimi dhe nënvlerësimi i kërcënimit real të ndryshimit të klimës, në mediat sociale”, tha Marianna Spring, reportere e dezinformimit dhe mediave sociale./UBTNews/