UBT News

Google dhe Microsoft zotohen se do ta ndihmojnë Indinë në luftën ndaj COVID-19

Google dhe Microsoft do të dhurojnë para për ta ndihmuar Indinë në luftën ndaj COVID-19.

Sundar Pichai, themeluesi i gjigantit Google njoftoi se 12 milionë funta do t’i dhurojnë për Indinë. Në një deklaratë, ai tha se fondet do t’i dhurohen bamirësisë GiveIndia për disa nga familjet që u goditën më së shumti nga shpenzimet e përditshme.

Paratë e mbetura do t’i shkojnë UNICEF-it për të ndihmuar në furnizim me oksigjen dhe me pajisjet e testimit.

Edhe bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Satya Nadella u zotua se do ta ndihmojë Indinë./UBTNews

Exit mobile version