Sipas një raporti të ri, Google dhe Apple po punojnë së bashku për ta bërë ndërrimin midis sistemeve të tyre operative mobile më të lehtë se kurrë.
Rezultati i parë i kësaj bashkëpunimi shfaqet në versionin më të fundit të Android Canary, i cili është aktualisht i dedikuar vetëm për zhvillues dhe do të duhet kohë derisa të vijë në versionin Beta dhe më pas në një version të qëndrueshëm të Android.
Nga ana e saj, Apple planifikon të përfshijë këtë veçori në një version të ardhshëm të iOS 26.
Kjo do të mundësojë që më shumë lloje të dhënash të jenë të transferueshme nga Android në iOS dhe anasjelltas, si dhe do të shtohen funksionalitete të reja.
Për të kaluar nga iOS në Android përdoret aplikacioni Android Switch, ndërsa për të kaluar nga Android në iOS përdoret Move to iOS.
Funksionaliteti, i integruar në të dy sistemet operative, do ta bëjë procesin e thjeshtë dhe shpresohet të mos zgjasë shumë për t’u lansuar. /A.Z/UBT News/
