Gjiganti teknologjik, Google ndryshoi logon e shfletuesit të tij të njohur të internetit, Chrome. Ndryshimi delikat vjen pas tetë vjetësh dhe sipas stilistit të Google Chrome, Elvin Hu, do t’i japë produktit një “përvojë moderne”.
Në një postim të gjatë në Twitter, Hu tha se ndryshimet janë bërë në bazë të sistemeve të ndryshme operative ku shfaqet Chrome.
“Në ChromeOS, ata përdorin ngjyra më të ndritshme pa gradient për t’u përshtatur me pamjen e pjesës tjetër të ikonave të sistemit. Në macOS, ato duken 3D. Për Beta dhe Dev, ne aplikuam shirita shumëngjyrëshe për të”, deklaroi ai.
Logoja e re filloi të dalë nga 4 shkurti dhe aktualisht është e disponueshme në Chrome Canary (versioni i zhvilluesit të shfletuesit). Gjatë muajve të ardhshëm do të shfaqet edhe te përdoruesit tjerë./UBTNews