Goldman Sachs Group Inc do të heqë protokollet në fuqi të epokës së pandemisë në zyrat e saj më 6 shtator, sipas një memo të brendshme të parë nga Reuters.
Udhëzimet e reja do t’i lejojnë punonjësit të hyjnë në zyrat e kompanisë në Amerikë, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, përveç në New York City dhe Lima.
Firmat më të mëdha financiare të Wall Street kanë qenë ndër më proaktivet në kthimin e punonjësve në zyrë, edhe pse ato plane u prishën nga shpërthimi i variantit shumë ngjitës Omicron të koronavirusit në fillim të këtij viti.
Punonjësve të Goldman që punojnë nga zyra nuk do t’u kërkohet më të mbajnë maska dhe t’i nënshtrohen testeve të rregullta COVID-19, sipas memorandumit. /UBTNews/