Deputetët e Kuvendi të Kosovës janë mbledhur në seancë parlamentare për të diskutuar lidhur me menaxhimin e mësimit gjatë pandemisë COVID-19.
Nga foltorja e Kuvendit për situatën në arsim janë drejtuar kritika ndaj qeverisjeve të kaluara.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola tha se arsimi në pandemi ka reflektuar një trashëgimi të degradimit sistematik prej dy dekadash.
“Atë që e çka e dallon Kosova është se arsimi në pandemi reflekton edhe një trashëgimi të degradimit sistematik dy dekadash. Këtu jemi në një pozitë paradoksale sepse si shumicë parlamentare ende pa i bërë 10 ditë pa qeverisje pashmangshëm rrezikojmë të marrim edhe rol opozitar përshkak se duhet të merremi me kritikën e qeverisjeve pararendës. (…) Shpërthimi i pandemisë ka pakësuar rolin e pazëvendësueshëm të edukimit në shoqërinë tonë sikurse në shumë sfera tjera por mbi të gjitha në arsim janë ndier mangësitë e trashëguara strukturore të cilat amplifikojnë efektet pandemike në cilësinë e mësimit”, tha Gola.
Ai ka treguar se Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes do të kërkojnë mbështeteje psilogkoligje për nxnësit dhe studentët të cilët janë ekspozuar dhe kanë qenë më të ndjeshëm ndaj gjendjeve depresive, nga ku citoi edhe studimin e fundit të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Pirshtinës.
Ai ka thënë se do të kërkohet edhe kompensimi për nxënësit të cilët kanë pasur mungesë infrastrukturore teknologjike apo edhe arsyeje tjerë që kanë humbur orët mësimore. Gola shtoi që pandemia ka krijuar brezin COVID-19 e që sipas të gjithë skenarëve do të jetë brez i rrezikuar nga boshllëqet e krijuara arsimore nag pandemia.
Gola ka propozuar edhe që të hartohet një kurrikulë e veçantë të kompetencës digjitale për mësuesit ngjashëm me vendet e rajonit si dhe vaksinimin e mësimdhënësve.
Me gjitha këto, Gola tha se Qeveria do të duhet që paralelisht të përkushtohet edhe në zgjidhjen e problemeve reale.
“Qeveria duhet që paralelisht të përkushtohet në zgjidhjet e problemeve reale, të angazhohet për departizimin sistemit arsimore, instalimin e meritokracisë, luftimin kulturës së pandishkueshmërisë. Por sidomos departizimi pasi që nga organizatat kredibile si Komisioni Evropian flasin për ekspozim të ndjeshëm të sektorit të arsimit ndaj ndërhyrjeve politike. Kërkohet futja me prioritet të mësimdhënësve në programin e vaksinimit”, tha Gola.
Krejt në fund Gola shprehi habinë me gabimet gjuhësore që u bënë në kërkesën për debatin rreth procesin e mësimit në pandemi.