UBT News

Trajneri kosovar e qëlloi me shuplakë pas humbjes garuesen 8-vjeçare

Një taekwondiste 8-vjeçare nga Kosova u godit me shuplakë nga trajneri i saj në një garë në Tiranë. Trajneri është edhe babai i saj. Ai ka thënë se shuplaka ishte e lehtë dhe me qellim që ta qetësonte vajzën që po reagonte me emocione pas humbjes nga garuesja serbe.

Përballjet e sportistëve të Kosovës dhe të Serbisë janë shumë të rralla. Por kur ndodhin, marrin vëmendje të madhe si në Kosovë ashtu dhe Serbi. Të dielën fitorja e një garueseje tetëvjeçare nga Serbia ndaj garueses së Kosovës mbeti në hije të një veprimi që ndërkohë bëri bujë të madhe.

Taekwondistja 8-vjeçare nga Kosova humbi nga garuesja serbe në finale të Kampionatit Evropian për kadetë dhe fëmijë që u zhvillua në Tiranë.

Ky incident është incizuar dhe po i njëjti u publikua dje duke thyer rekord të shikueshmërisë. Kurse, sot federata evropiane njoftoi se trajneri është suspenduar për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare e vendore. Vendimin e mori bordi mbikëqyrës i garës me arsyetimin se trajneri në fjalë ishte “fizikisht agresiv” me garuesen e tij në fund të luftës. Emri i trajnerit nuk është përmendur në vendimin e publikuar por gjithsesi identiteti i’u zbulua menjëherë.

Ai ka dhënë dhe një deklaratë ku e sqaroi gjithë këtë skandal.

Ka qenë ndryshe situata jo siç është paraqit ne mediat serbe. Sportistja është vajza ime. Dy muaj jemi përgatit çdo ditë për me u bo kampione në këtë lajmi. Edhe kjo ndaj ukrainases e fitoj 9-0. Mirëpo në garën e dytë referi boni disa gjeste që këtë e qiti prej vetes. Edhe vajza ime ja nisi  me qajtë pse humba unë prej serbes, e kishte inatin pse prej serbes. Edhe ja nisi me qajtë e me i bo disa gjeste, u blloku edhe e kapa e i thash çu mos bo gjeste, i kom ra pak për me kfjell... Askush nuk e don vajzen time më shumë se unë”, u shpreh trajneri Fetiu./UBTNews/

Exit mobile version