Është arrestuar personi, i cili dyshohet se me veturën e tij ka goditur një pjesëtar të Policisë së Kosovës.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa polici është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.