Policia e Kosovës njofton se një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore pasi u godit me veturë nga një person në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari duke mos respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë derisa ishin në një pikë kontrolli, me veturën e tij në lëvizje e ka goditur njërin nga zyrtarët policorë, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./UBTNews