Një 83-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në Kamenicë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Policia e Kosovës është informuar me 21 shtator 2020 rreth orës 19:00, se ka ndodhur një aksident trafiku në Kamenicë. Nga hetimet e para në vend të ngjarjes mësohet se rreth orës 19:00 në Kamenicë, një i moshuar është goditur nga një veturë. Mjeku e ka konstatuar se viktima shqiptar shtetas i Kosovës (1937), ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.”, njofton Hashani.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin. Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës./UBTNews