UBT News

Goditet për vdekje një 4-vjeçar në Gjakovë

Një 4-vjeçar është goditur për vdekje sot rreth orës 13:30 në fshatin Carallukë të Gjakovës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Gjurkaj.

Ai njoftoi se fëmija është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, por nuk u mbijetoi plagëve të marra.

“I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë stacionit policor në Malishevë. Njësitet patrulluese janë në vendin e ngjarjes”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version