Në Skenderaj, një grua është goditur nga një veturë.
Policia njofton se i dyshuari mashkull kosovar derisa drejtonte automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
“Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, njofton PK./UBTNews