Policia ka informuar sot se një grua ka ndërruar jetë në Drenas. Viktima është goditur nga një veturë dhe si pasojë e lëndimeve, dyshohet se ka ndërruar jetë.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda. Viktima pasi është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, dyshohet për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Policia.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Aksidenti ka ndodhur të hënën.