UBT News

Goditet nga vetura një fëmijë në Suharekë

Një fëmijë derisa po vraponte është përplasur nga një veturë në Suharekë.

Sipas Policisë së Kosovës, fëmija ka pranuar tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime trupore.

“Ka ndodhur një aksident trafiku, deri sa një fëmijë ishte duke vrapuar është përplasur me veturën e drejtuesit mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Exit mobile version