UBT News

Goditet nga vetura një biçiklist në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, meqë i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ka shkaktuar aksident, ku dyshohet se me pjesën e përparme të veturës e ka goditur biçiklistin, i cili ka qenë duke lëvizur në rrugë në të njëjtin drejtim.

Policia e Kosovës njofton se biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës për tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./UBTNews

Exit mobile version