UBT News

Goditet nga treni një këmbësore në Lakrishtë

Një këmbësore ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjes nga treni në lagjen Lakrishtë në kryeqytet sot rreth orës 16:30. Rastin e ka konfirmuar për UBTNews zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aksidenti ka ndodhur në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, njoftoi Ahmeti./UBTNews/

Exit mobile version