UBT News

Goditet ndërtesa në Kiev, një i vdekur

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar pasi një raketë goditi një ndërtesë të banuar në Kiev, ka thënë shërbimi i emergjencave të Ukrainës.

Ndërtesa është goditur në orën 05:02 të mëngjesit të së enjtes në distriktin Darnytskiyi.

Zjarri u shua më vonë. Sipas informacioneve fillestare, 30 persona u evakuuan nga vendi ndërsa operacionet e shpëtimit po vazhdojnë./UBTNews/

Exit mobile version