Rusia ka nisur një sulm me raketa në rrethin Zhytomyr në veri të Ukrainës, tha kreu i administratës ushtarake rajonale.
Në një postim në Telegram, Vitaliy Bunyechko shkroi: “Kujdes. Dy shpërthime janë konfirmuar në territorin e rrethit Zhytomyr si rezultat i goditjes me raketa”.
Sipas tij, raketat janë lëshuar nga Bjellorusia. Nuk raportohet për viktima nga sulmi./UBTNews/