Një operacion i madh policor është zhvilluar në Katania të Italisë, ku mbi 100 karabinierë nga Komanda Provinciale po zbatojnë 13 urdhër-arreste në lidhje me trafikun e drogës dhe aktivitetet e mafies. Operacioni ka qënë pjesë e hetimit të quajtur ‘Leonidi bis’, i koordinuar nga DDA Etna dhe Prokuroria e Katanias.
13 të dyshuar janë arrestuar për përfshirje në aktivitete të ndryshme kriminale, duke përfshirë trafikun e lëndëve narkotike, veçanërisht kokainës. Goditja ka qenë ndaj një degëje të mafies ‘Santapaola Ercolano’ në zonën e Rrethit ‘Villaggio Sant’Agata’, një klan që po tentonte të riorganizohej pasi ishte dobësuar nga masa gjyqësore në vite të kaluara.
Hetimet gjithashtu kanë zbuluar konflikte të brendshme në mafien italiane, midis brezave të vjetër dhe të rinj, të cilët garojnë për udhëheqjen e grupit kriminal. Operacioni ka rezultuar në sekuestrimin e pesë pushkëve gjuetie, tre prej tyre me tyta të prera, një automatik çekosllovak, dy pistoleta, dhe mbi 350 municione të kalibrave të ndryshëm. Përveç armëve, janë konfiskuar edhe një kilogram kokainë, 6 kilogram hashash, një jelek antiplumb dhe një dritë vezulluese makine blu.
Autoritetet italiane vazhdojnë të angazhohen në luftën kundër mafies dhe trafikut të drogës, duke ndërmarrë veprime të rënda për të mbrojtur ligjin dhe rendin publik./UBTNews/