Dy këmbësorë pësuan lëndime trupore pasi u goditen dje nga vetura në Gjilan. Policia e Kosovës njofton se të lënduarit në këtë aksident janë një grua dhe një burrë, që iu është ofruar trajtimi mjekësor.
“Aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së vozitëses, ndërsa pas intervistimit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews