UBT News

Godet shtyllën elektrike me veturë, katër persona të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një vet-aksidenti të ndodhur mbrëmë në Viti.

Sipas Policisë, një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dal nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës, si dhe dy femra dhe një mashkull, të cilët ishin pasagjer në veturë.

Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor.

Exit mobile version