UBT News

GM dhe Hyundai bashkëpunojnë për pesë modele të reja

General Motors dhe Hyundai kanë zyrtarizuar partneritetin për zhvillimin e pesë automjeteve të reja, pas muajsh spekulimesh.

Bashkëpunimi do të fokusohet kryesisht në tregjet e Amerikës Qendrore dhe Jugore. Prodhuesit kanë konfirmuar se modelet përfshijnë veturë kompakte, një crossover kompakt, një kamionçinë të vogël dhe një të madhësisë mesatare që do të zhvillohet nga GM.

Hyundai do të udhëheqë zhvillimin e pjesës tjetër të gamës, dhe të gjitha modelet do të kenë mundësinë të përdorin motorë me djegie të brendshme ose sisteme hibride. Furgoni komercial, që pritet të lansohet më 2028, do të ndërtohet në SHBA e do të jetë një version më i vogël i Chevrolet BrightDrop.

Përveç automjeteve, kompanitë do të bashkëpunojnë edhe për burime të përbashkëta në logjistikë, transport dhe materiale të papërpunuara.

Ky partneritet synon të sjellë më shumë opsione për konsumatorët me kosto më të ulët dhe “kohë më të shkurtër deri te lansimi”.

Exit mobile version