Global UBT Fest është festivali veror i dijes e inovacionit që organizohet nga UBT edhe këtë vit po përgatitet për edicionin e 14-të me radhë. Puna intenzive po vazhdon, për të definuar aktivitetet dhe për ta rritur sa më shumë numrin e pjesëmarrësve.
Për të biseduar më gjerë në lidhje me këtë event kaq unik, e ftuar në emisionin “n’Ritëm” të Campus Radio ishte koordinatorja e Global UBT Fest, Mirlinda Jashanica-Gashi.
Ajo ka përmendur pak nga risitë e kësaj ngjarje, ky edicion do të ketë një konferencë të madhe që do të bashkojë pesë Universitete partnere të UBT-së.
“UBT do të ketë fatin të mirëpres profesorë apo folës nga Austria, Italia, Kolumbia për të ofruar partneritet ndërkombëtar. Është një eksperiencë unike kjo që po realizohet këtë verë, një nga objektivat është ofrimi i një ambienti akademik me pjesëmarrës nga industria që ofrojnë një ekspertizë unike që nuk mund të ofrohet përgjatë 1 viti akademik”, tha mes tjerash koordinatorja.
Jashanica-Gashi po ashtu potencon faktin që 4 vitet e fundit janë munduar që të servojnë gjëra shumëdimensionale, që studenti do ta gjej vetën edhe në akademi, edhe në shkencë, edhe në tregun e punës, si dhe në komunitet.
Në këtë festival, pra në edicionin e 14-të do të kemi punëtori intenzive nga fusha e artit, dizajnit e pikturës.
“Do të jetë dhe një koncert të mahnitshëm nga studentët tanë, ka edhe ekspozitë e cila do të zhvillohet nga studentët e departamentit të Arkitekturës, Dizajnit, Arteve dhe Mediave Dixhitale”, shtoi më tutje e ftuara.
Përndryshe, Global UBT Fest 2025 pritet të zhvillohet gjatë korrikut 2025, për 31 ditë me mbi 30 shkolla verore dhe më shumë se 300 folës, kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Ky është linku për aplikim:
https://forms.office.com/pages/responsepage.aspx?id=bPT5p-UT1kqX_Yfc-4vC1W5auYWXtMJPm39kjRzy601UQ1BDSFlGUVhHMEU1SzJWUUcwMVBORlpHWi4u&route=shorturl