Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë ka vazhduar aktivitetin në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”, festival ky që është duke sjellë në Kosovë diçka më ndryshe se herëve të kaluara.
Ditën e dytë të kësaj akademie verore e ka nisur profesori Avdullah Nishori i cili për të pranishmit ka ligjëruar për tokën si një burim i zhvillimit të qëndrueshëm, për të vazhduar më pas me ligjëratën e profesorit Edon Maliqi me temën: “International boundary making; A theoretical and practical approach”.
Për konceptet e gabuara në inxhinierinë e strukturave ka folur profesori Feti Selmani, ndërkaq Delator Shahini është përkujdesur që për të pranishmit t’iu flas rreth digjitalizimit dhe krijimit të bazës së të dhënave të përqojave nëntokësore me GIS, temë kjo jashtëzakonisht e rëndësishme për këtë sektor.
Dita e dytë e Akademisë Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, ka vazhduar me ligjëratën e profesorit Hysen Ahmeti rreth llogaritjes së vëllimit të formacioneve shkëmbore me anë të profileve, përderisa në përfundim të ditës së dytë të kësaj akademie, pjesëmarrësit patën mundësinë e diskutimit rreth temave të cilat u diskutuan.
ANV e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit, ditëve në vijim do të vazhdojë aktivitetin me vizita të ndryshme studimore, si dhe ligjërata që për qëllim kanë kontributin në shkencë, inovacion e teknologji, në qarkore të ngushtë me fushën e ndërtimtarisë.