UBT News

“Global UBT Fest 2021” mirëpret ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, mori pjesë në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Shkenca Politike në UBT, ku u prit nga rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.

Ministri Mehaj u shpreh i lumtur që ishte në mesin e profesorëve, akademikëve dhe studentëve të UBT-së, në festivalin ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”.

Së bashku me rektorin Hajrizi, ministri Armend Mehaj folën për çështje të ndryshme sa i përket sigurisë, duke përfshirë temat rreth rritjes së kapaciteteve ushtarake, avancimit në sigurinë kibernetike, si dhe bashkëpunimin e thelluar me programet e ndryshme të NATO-s.

Pas diskutimit me të pranishmit e tjerë në bibliotekën inovative, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, rektori Hajrizi e njoftoi ministrinë Mehaj me infrastrukturën moderne të UBT-së, laboratorët inovativ, rrjetin 5G, poliklinikën e UBT-së, qendrat inovative të teknologjisë të UBT-së, si dhe me punën që UBT po bën në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Rektori Hajrizi dhe ministri Mehaj ranë dakord që të bashkëpunojnë ngushtë në fushat të cilat Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës është kompetente për të funksionuar.

Exit mobile version