UBT News

Glauk Konjufca pozitiv me COVID-19

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka dalë pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Konjufca me anë të një shkrimi në Facebook.

“Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19. Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike.Edhe një herë falënderimi shkon për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm”, shkroi ai mes tjerash.

Konjufca u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes dhe respektim të masave për ta kaluar sa më shpejt këtë situatë./UBTNews

Exit mobile version