UBT News

Gjysmëvjetori i parë mund të përfundojë më herët

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njoftoi se për shkak të situatës epidemiologjike, gjysmëvjetori i parë i këtij viti shkollor mund të përfundojë më herët sesa që është paraparë me kalendarin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Sot do të ulemi pasdite, kemi marrë edhe raportet e IKSHPK-së për gjendjen dhe situatën epidemiologjike në gjithë Kosovën. Do të shohim për mbarëvajtjen e aktiviteteve shkollore, po insistojmë të shkurtohet gjysmëvjetori i parë, sigurisht besojmë se brenda dy javësh duhet të kryhen notimet e nxënësve dhe ta lehtësojmë këtë pjesën me gripin sezonal edhe me Covid”, deklaroi Zemaj.

I pari i Shëndetësisë deklaroi se do të vazhdon mbyllja pas orës 19:00 në komunat që janë në zonën e kuqe, kurse masat tjera do të merren varësisht prej situatës./UBTNews

Exit mobile version