Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj ka zhvilluar një takim virtual me drejtorët e drejtorive komunale të Arsimit, nga të cilët ka kërkuar që që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmëvjetorin e dytë.
Likaj konfirmoi se gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 18 janar, dhe parësor mbetet mësimi sipas skenarit A (pra në shkolla), por varësisht nga situata epidemiologjike do të përdorën edhe skenarët B dhe C.
“Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë akterëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit.Në takim i pranishëm ishte edhe shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin të cilin e falënderova për ndihmën e jashtëzakonshme që na kanë dhënë gjatë kësaj kohe”, shkroi Likaj në Facebook./UBTNews
Sot takova Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë…
Posted by Ramë Likaj on Thursday, January 14, 2021